Rreth ekspozitës
Kjo ekspozitë lindi nga nevoja për të dëgjuar gratë e Ballkanit, për të parë përtej stereotipeve që pjesa tjetër e Europës u ka mveshur jetëve të tyre, për të çmontuar klishetë dhe për të zbuluar të vërtetat e tyre.
Nga Londra apo Parisi ato i përfytyrojmë në kuzhinë, me shami në kokë; në rrugë, me funde tepër të shkurtra, çka e mendojmë lehtësisht si diçka të imponuara nga një vështrim mashkullor nga I cili nuk janë në gjendje të shpetojnë. Na vjen keq për to : viktima, të nënshtruara, domosdoshmërisht të dobëta.
Dhuna ekziston, dhe ashtu si të gjitha gratë e botës, ato duhet të luftojnë kundër saj.

«Gjithmonë më kanë thënë: “Lëri studimet, gjej një burrë, krijo një familje», rrëfen njëra prej tyre.
«Sot… nuk mund të them se gruaja e ka fituar lirinë e saj, sepse ajo ende është nën presion», hidhet një tjetër.

Por jetët e tyre janë shumë më të tepër se kaq. Gëzimet e tyre janë më të ndritshme, dhe e qeshura e tyre ka gjithashtu të drejtë të kumbojë.
Në vend që të shkruanim e të përshkruanim luftërat dhe lumturitë e tyre, ne donim t’u jepnim zë nëntë grave që për ne janë bërë ikona,provë e gjallë e forcës së grave të këtij rajoni.
Nga Tirana në Banja Luka, nga miniera në atelie, historitë e zakonshme të këtyre grave të jashtëzakonshme tregojnë atë çka përbën pjesën më intime të këtij rajoni.
Gjatë rrëfimeve të tyre, ndihet gjithmonë e më fort krenaria e të qenit grua. Një krenari optimiste, e plotë dritë. E formësuar, ndër të tjera, në luftën kundër patrialkalizmit që ka dashur t’ua mbyllë gojën , t’i pengojë të luajnë futboll, t’i kthejë në kuzhinë ose vetëm te mëmësia apo të tallet me aftësitë e tyre.
Një patrialkalizëm që, sidoqoftë ,ka qenë i detyruar t’u njohë disa të drejta – të drejtën e votës (1946, 1947), të drejtën për të vendosur mbi trupin e tyre (1974, në Jugosllavi), të drejtën për të punuar. Brenda këtyre lirive, ato kanë zënë një vend–të cilin, aty- këtu, sot përpiqen t’ua marrin.


Të gjithë i gjykojnë: vëllezërit e tyre, burrat e tyre, vendet e tyre; turistët, ata që fundet e tyre u duken tepër të shkurtra, qerpikët tepër të gjatë për të qenë feministe; ata që kanë gjykuar se rrobat e tyre janë tepër të ashpra, buzëqeshjet e tyre tepër të rralla për të qenë në gjendje të ndjejnë gëzim….Gjykimi është kudo.Ai ka rënduar mbi jetët e tyre; ato e kanë kapërcyer,janë jashtëzakonisht të forta.
Në këtë ekspozitë ato tregojnë botën e tyre:atëlienë, garazhin, bodrumin e tyre. Ato pozojnë duke luajtur (edhe me veten) me idenë se çfarë “duhet” të jetë një grua. Si një lëkurë me të cilën na kanë mbështjellë; një lëkurë që na kruhet, që nuk na rri mirë dhe nga e cila nuk mund të dalim veçse me shumë vështirësi e përpjekje.
Nga liria te pamja e jashtme, nga mëmësia te ekonomia, zërat e tyre ndërthuren për të vizatuar se çfarë do të thotë të jesh grua në Ballkan – dhe përtej tij.
Në vitin 2026, t’u japësh fjalën pesëdhjetë për qind të njerëzimit mbetet një akt politik. Shpresojmë sinqerisht që rrëfimet e tyre do të dëgjohen.
Informacione
Fotografitë janë realizuar nga bashkëpunëtorët e AFP-së në Ballkan – Adnan Beci në Shqipëri, Elvic Barukçiq në Bosnje, nën drejtimin editorial të Andrej Isakoviç. Camille Bouissou ka siguruar kurimin dhe intervistat, me ndihmën e çmuar të të gjithë gazetarëve të AFP-së në Ballkan. Kjo ekspozitë u bë e mundur me mbështetjen e grupit L’Oréal.
Falënderime
Mina Pekakovic
Rusmir Smajilhodzic
Briseida Mema
Ogjnen Zoric
Sanja Burg
Suzana Stojicic
Nenad Brankovic