Stanislava
Timotijevic

Fotot Andrej Isakovic, intervista : Mina Pejakovic e Camille Bouissou
1
E kuptova që kështu është dhe se do të jetë shumë e vështirë të ndryshohet në Serbi. Sepse ndoshta kur isha më e re besoja më shumë se gjërat do të ndryshonin me kalimin e kohës, se do të bëhet ndryshe, se njerëzit do të besonin se unë po bëja diçka këtu, por ky besim se nuk është për gratë, se nuk është punë e grave, është shumë i rrënjosur thellë në Serbi dhe vazhdon, kështu që, ndoshta nuk do të jem unë ajo që do ta ndryshoj, por sinqerisht nuk më intereson më. Unë gjej një mënyrë për të bërë atë që më pëlqen dhe kjo është më se e mjaftueshme për mua.
2
Sigurisht, ishte koha që bëri diferencën dhe më bëri të ndihesha shumë më e sigurt.
Nuk jam e sigurt nëse edhe në gjeneratën e ardhshme në Serbi qëndrimi ndaj grave do të ndryshojë ndjeshëm.
Nuk mund të them që as gratë nuk janë pjesërisht fajtore, por prapë është një problem sistemik që padyshim që nuk do të arrij ta zgjidh.
Por ja ku është, meqenëse jam nëna e një vajze dhe një tjetre që po vjen së shpejti, dua vetëm që ato të kuptojnë se mund të bëjnë çfarë të duan.
3
Dua që ato të dinë se mund të riparojnë makina edhe të bëjnë grim dhe çfarëdo tjetër që duan, por që të mësojnë edhe disa aftësi minimale që do të jenë të dobishme gjatë gjithë jetës.
Pra, siç e thashë, të dinë të ndreqin diçka, edhe nëse nuk do t’u duhet ndonjëherë, por që ta dinë se mund ta bëjnë vetë, se nuk varen nga askush dhe nëse garazhi bëhet pis, s’kanë pse të bëhen pis edhe ato.
Patjetër, mendoj se është shumë e rëndësishme që një grua të jetë e pavarur dhe e aftë.
4
Patjetër, duhet të ketë mbështetje nga gratë; sigurisht që jam pro kësaj.
Megjithatë, thjesht në një profesion mashkullor si ky dhe në botën mashkullore në të cilën unë veproj kryesisht, është shumë e vështirë për gratë e tjera t'u japin mbështetje grave.
Në fakt, burrat duhet të bëhen më të vetëdijshëm se edhe gratë mund të jenë pjesë e asaj bote.
Për më tepër, sigurisht që gratë mund të jepnin mbështetje në kuptimin e të qenit kliente e kështu me radhë.
Do të doja shumë të kisha mundësinë në një moment të caktuar të ndihmoja disa gra që ndoshta duan të bëhen mekanike ose ndonjë gjë tjetër që i intereson nga bota e burrave.
5
Mendoj se ishte një lloj beteje e qetë ndër vite.
Asgjë ekstreme, asgjë që ishte, do të thoja, e domosdoshme.
Unë thjesht luftova në mënyrën time për të bërë atë që më pëlqente vërtet.
Unë mendoj se sipas shumicës së mekanikëve në Serbi, kur bëhet fjalë për shërbimin dhe vetë punishten, gruaja e ka vendin te kalendari në mur.
Pra, këtu në garazh, meqenëse sigurisht shumica e ekipit janë meshkuj, përballem me presion për të varur disa kalendarë me gra në mur.
Megjithatë, unë u thashë se nuk ka problem nëse vëmë edhe disa burra të zhveshur, por ata nuk ishin dakord me këtë, kështu që për momentin nuk kemi njerëz të zhveshur nëpër mure.
6
Sepse unë me të vërtetë, përveç faktit që kam qejf të bëhem pis dhe të mbaroj ndonjë punë, më pëlqen gjithashtu të jem e pastër, të rregulloj flokët, të lyej thonjtë dhe që garazhi të jetë i pastër.
Pra, ky konflikt i ngatërron njerëzit dhe thjesht shkakton një mosbesim shtesë, sepse pritet që një grua që riparon makina ndoshta të jetë edhe pak më e mbushur ndoshta, jo shumë e kulturuar dhe jo pikërisht me një pamje shumë femërore, por ja ku jam, nuk po e gjykoj veten, njerëzit komentojnë kështu, duke thënë se dukem disi shumë femërore për një grua që riparon makina.
7
Kjo është diçka që doja, t'u ofroja grave mbështetje, për aq sa më lejojnë mundësitë e mia, dhe ndoshta kjo do t'i ndihmojë ato disi në jetë.
Dhe thjesht, do të doja gjithashtu që gratë që ndoshta më shikojnë në rrjetet sociale ta shohin se kjo mund të bëhet.
Nëse dëshironi, mund ta bëni edhe ju.
Nuk ka rëndësi që një numër i caktuar njerëzish do ta tallnin ose do të jepnin komente të këqija.
Kujt i bëhet vonë për këtë? Nëse të pëlqen vërtet, provoje, bëje dhe thjesht krijo historinë tënde.
8
Pra, nuk është aq e zezë situata dhe besoj se thjesht do të popullarizohet në Serbi, gratë në disa profesione burrash. Që sot shoh, të them, kolege, që ngasin kamionë, ekskavatorë e kështu me radhë, gjë që e konsideroj fenomenale, sepse nuk është asgjë, as fizikisht e vështirë dhe as e komplikuar. Jashtë vendit situata është sigurisht më e mirë, kështu që një ditë do të bëhet më e mirë situata edhe këtu dhe ne si gratë do të jemi gjithashtu në gjendje të zgjedhim absolutisht se çfarë duam të bëjmë.
Quhem Stanislava Timotijević, jam 41 vjeçe dhe merrem me riparimin e makinave pasi automekanika është pasioni im më i madh.
Gëzimi më i madh në jetën time ka qenë lindja e vajzës sime, dhe i dyti ishte- zhvendosja në një shtëpi me garazh që e projektuam dhe e ndertuam vetë.
Sfida më e madhe për mua është të ruaj ekuilibrin mes të qenit një nënë e mirë dhe e pranishme dhe të arrij të kem mjaftueshëm kohë për veten time;për projektet,idetë e mija.
Ajo që më bën më shumë krenare është fakti që unë nuk e konsideroj moshën si një pengesë ,unë besoj thellësisht se kurrë nuk është vonë për asgjë kur atë e dëshiron sinqerisht.
Prandaj e jetoj jetën sipas rritmit tim të kohës dhe përpiqem të realizoj ëndrrat e mia profesionale, pavarësisht të gjitha paragjykimeve dhe shumë detyrimeve e përgjegjësive që unë kam.

"Sepse ndoshta kur isha më e re besoja më shumë se gjërat do të ndryshonin me kalimin e kohës, se do të bëhet ndryshe, se njerëzit do të besonin se unë po bëja diçka këtu, por ky besim se nuk është për gratë, se nuk është punë e grave, është shumë i rrënjosur thellë në Serbi."


"Patjetër, mendoj se është shumë e rëndësishme që një grua të jetë e pavarur dhe e aftë."

"Unë mendoj se sipas shumicës së mekanikëve në Serbi, kur bëhet fjalë për shërbimin dhe vetë punishten, gruaja e ka vendin te kalendari në mur."

"Megjithatë, unë u thashë se nuk ka problem nëse vëmë edhe disa burra të zhveshur, por ata nuk ishin dakord me këtë, kështu që për momentin nuk kemi njerëz të zhveshur nëpër mure."
Portreti tjetër
Vazhdo të shfletoni
TKV
