Samira
Hurem

Fotot Elvis Bakuric, intervista : Rusmir Smajilhodzic e Camille Bouissou
1
Nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të merresha me këtë. Në mendjet e prindërve të mi, supozohej të bëhesha ose mësuese ose mjeke. Luan deri në moshën shtatë vjeç dhe pastaj ose bëhesh mësues ose mjek. Ke miq, kukulla, të gjitha llojet e gjërave. Fjalë për fjalë për këtë po mendoja.
2
Vëllezërit e mi më futën në atë rreth. Ne luanim, por unë vetë e kuptova se ndonjëherë njerëzit thoshin: "Shiko, është një vajzë që po luan". Askush nuk e shihte pozitivisht ose mirë atëherë. Unë nuk kam pasur kurrë flokë shumë të gjatë - por vendosa t'i prisja shumë shkurt që të mos dallohesha nga djemtë, dhe ndalova së veshuri bluza të ngushta dhe fillova të vishja bluza të gjera. Do të merrja bluzat e vëllezërve të mi, dhe kur luaja me djemtë, askush nuk mund ta kuptonte që isha vajzë. Kështu që nuk doja t'i dëgjoja ato fjalë të shëmtuara vërdallë, ose kur takoja fqinjët në ashensor dhe ata më thoshin: "Pse duhet të luash top me ta? Kjo nuk është për vajza."
3
Por për nënën time, për shoqet e saj dhe fqinjët, e gjithë kjo ishte si një lloj dështimi në edukim. Kështu që ne e fshihnim, ajo s’më linte, kështu që unë nuk luaja, por kur ajo ishte në punë, unë dilja për të luajtur dhe pastaj kur e merrte vesh ajo se: "ajo vogëlushja jote prapë me futboll", atëhere fillonte të më bënte presion - "mos e bëj më" - dhe kishte njëfarë beteje për këtë, kështu që unë ndalesha, dhe kaq ishte.
4
Pastaj fola me mësuesin e fiskulturës kur isha në klasën e 5-të të shkollës fillore. Djemtë luanin futboll dhe e shijonin orën e fiskulturës, ndërsa ne ishim ulur. Ose ecnim mbi trarin e ekuilibrit. Por unë luaja futboll po aq mirë sa djemtë. Kështu që e pyeta: "A mund të luaj unë?" Ai tha: "Jo, kjo është vetëm për djemtë. Ti mund të ecësh mbi trarin." Ulesha përsëri në stol dhe i shikoja, pa hipur ne tra dhe pa luajtur me ta. Isha e lumtur vetëm duke i parë se si po luanin. Në kokën time, tashmë po krijohej ideja se disa gjëra nuk ishin në rregull, se një vajzë nuk mund ta bënte këtë. Dhe atëherë fillova të mendoja se nuk do të hiqja dorë nga futbolli, se do të luftoja disi për të luajtur edhe gjatë orës së fiskulturës.
5
E dini, ndonjëherë neve vajzave na thoshin "bir" në shtëpi. Kur një baba dëshiron një djalë, por i lind vajzë, ai prapë e quan atë "bir", veçanërisht në Mal të Zi. Nuk e kam pasur këtë ndjesi nga prindërit e mi. Isha ajo që isha. Por përsëri, ajo forcë e burrit dhe dobësia e gruas është aty që nga fillimi. Ne gratë që nuk donim ta pranonim jetën që na u servir - që duhej të martoheshim në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, të kishim tre fëmijë, të pastronim, të bënim këtë e atë - ne jemi ato që e kemi ndryshuar këtë sot.
6
Isha e vetëdijshme se isha vajzë dhe nuk doja kurrë të isha djalë, por doja të isha e barabartë me djemtë. Kështu që ky ishte vendimi im. Askush nuk më tha që duhej të prisja flokët - e kuptova vetë që do të kishte më pak probleme nëse do t’i prisja flokët shkurt dhe do të vishja rroba djemsh. Më vonë, fillova t’i shihja futbolliste femra duke u dukur bukur, me thonj dhe ekstenshën.
7
Vetëm një gjë është e rëndësishme për ne si gratë. Duhet të jemi shumë më të mira për të marrë ndonjë rol. Një burrë mund të jetë mesatar dhe njerëzit do t'i besojnë. Por ne duhet të jemi vërtet të jashtëzakonshme që ata të thonë: "Po , ajo është."
Emri im është Samira Hurem. Kam lindur në Sarajevë (BiH) më 14.11.1972. Pasioni im më i madh është ngritja e futbollit të femrave, fuqizimi i lojtareve të reja dhe krijimi i kushteve për vajzat në sport. Gëzimi më i madh në jetë ka qenë kur prindërit e mi, më saktë nëna ime, u bënë përkrahja ime më e madhe në futboll, më ndiqnin në çdo ndeshje dhe gëzoheshin bashkë me mua për çdo sukses.
Sfida më e madhe ka qenë të qëndroja dhe të përparoja vazhdimisht në kushte ku futbolli i femrave për një kohë të gjatë nuk kishte as mbështetje të mjaftueshme, as vëmendje nga publiku. Ngritja e klubit vit pas viti, ruajtja e rezultateve të shkëlqyera dhe, njëkohësisht, ërgatitja e lojtareve të reja ka kërkuar shumë punë, durim dhe besim në atë që bëj.
Mbi gjithçka jemi krenarë për brezat e lojtareve që janë rritur përmes klubit, kanë ndërtuar karrierat e tyre dhe janë bërë lidere dhe shembull për vajzat e reja. Krenaria nuk qëndron vetëm te titujt e fituar, por në faktin se për vite me radhë kemi ndërtuar themelet e futbollit të femrave në BiH dhe kemi treguar se puna, disiplina, shpirti i grupit kanë ngritur një ekip sportiv të njohur në Evropë.

"Unë nuk kam pasur kurrë flokë shumë të gjatë - por vendosa t'i prisja shumë shkurt që të mos dallohesha nga djemtë, dhe ndalova së veshuri bluza të ngushta dhe fillova të vishja bluza të gjera. Do të merrja bluzat e vëllezërve të mi, dhe kur luaja me djemtë, askush nuk mund ta kuptonte që isha vajzë. Kështu që nuk doja t'i dëgjoja ato fjalë të shëmtuara vërdallë, ose kur takoja fqinjët në ashensor dhe ata më thoshin: «Pse duhet të luash top me ta? Kjo nuk është për vajza.»"


"Në kokën time, tashmë po krijohej ideja se disa gjëra nuk ishin në rregull, se një vajzë nuk mund ta bënte këtë. Dhe atëherë fillova të mendoja se nuk do të hiqja dorë nga futbolli, se do të luftoja disi për të luajtur edhe gjatë orës së fiskulturës."

"Ne gratë që nuk donim ta pranonim jetën që na u servir - që duhej të martoheshim në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, të kishim tre fëmijë, të pastronim, të bënim këtë e atë - ne jemi ato që e kemi ndryshuar këtë sot."

"Nuk doja kurrë të isha djalë, por doja të isha e barabartë me djemtë."
"Vetëm një gjë është e rëndësishme për ne si gratë. Duhet të jemi shumë më të mira për të marrë ndonjë rol. Një burrë mund të jetë mesatar dhe njerëzit do t'i besojnë. Por ne duhet të jemi vërtet të jashtëzakonshme që ata të thonë: «Po , ajo është.»"
Portreti tjetër
Vazhdo të shfletoni
Elida
Zhulati
