Luna
Causholli

Fotot Adnan Beci, intervista : Briseida Mema e Camille Bouissou
Sonore 1
Unë kam luajtur futboll me çunat e lagjes, në fakt. Nuk ka patur atëherë skuadra për goca dhe sa herë që shkonim me babin të kërkonim veç për çuna kishte, dhe gocat nuk i lejonin të shkonin në një skuadër me çunat. Kështu që luaja me çunat e lagjes edhe ashtu e shtynim, duke lënë kalçeto. Çunat mund të ishin 5 ose 6 vite më të mëdhenj se unë, unë isha mosha 10-11 vjeç. Edhe luaja mirë që s'të thyeva hundën një moment, me topin në kokë, por që e kisha shumë pasion futbollin derisa erdhi një pikë që shiko ose duhet të bëj diçka akoma dhe më të bukur. Dhe erdhi muzika. Atëherë unë e lashë futbollin se nuk... ngaqë s'kisha skuadra më.
Sonore 2
Unë kur kam qenë 9 vjeçare, që në klasën e parë, kam qenë e bullizuar shumë për shkak se isha si... domethënë luaja futboll, isha si çun. Po isha vetvetja, duhet të qëndroja vetvetja. Kam patur... e kam kaluar pak vështirë atë periudhë, por të them faleminderit Zotit që kam patur familjen time që kanë qenë gjithmonë aty për mua kur kam patur vështirësi.
Sonore 3
Neve gocat duam të jemi siç duam neve të jemi. Unë mund të jem e paqtë, mund të jem shpirtërore, mund të jem feminine, por mund të jem edhe rebele, mund të jem edhe maskuline. Mund të jem edhe ajo goca që kishte qejf shumë futbollin edhe hajde. Por që realisht jam e lumtur që jam një vajzë.
Sonore 5
Kemi vështirësi në këtë botë që jetojmë, por që e di që në një mënyrë ose në një tjetër neve vajzat ja dalim gjithmonë. Me çfarëdo lloj vështirësish të hasim në jetë, si nga çunat, si nga goca të tjera, prapë neve ja dalim.
Sonore 6
There is a saying që është një fjalë që quhet - "girlhood".
Sonore 7
Dhe është gjëja më e bukur kur shoh gocat të mbështesin gocat. Të jenë bashkë me njëra-tjetrën, të bëjnë gallata me njëra-tjetrën, të mbështesin njëra-tjetrën. Është gjë shumë e bukur, shumë e rrallë edhe e vështirë ta shohim ditët e sotme.
Sonore 8
Jo po kjo s'vishet bukur, jo po kjo vishet kështu si çunë, jo po kjo vë make up, jo po kështu... I don't care. Nuk më intereson. Ose ndryshe, më fal për shprehjen, I don't give a shit
Sonore 9
Këtu njerëzit në Shqipëri gjykojnë shumë. Gjykojnë... nuk e di sikur s'kanë jetën e tyre dhe duan të merren se s'bën me dikë tjetër që t'ia nxin jetën.
Sonore 10
Por që kam përshtypjen se bota nuk do ta kuptojë ndonjëherë barazinë gjinore. Nuk do ta kuptojë ndonjëherë që femrat janë ato që janë dhe duhet t'i vlerësojmë dhe jo t'i gjykojmë. Por që neve gocat në një mënyrë ose në një tjetër do i themi që shih, stop. Boll ne gjykove jemi këtu tashti dhe do bëjmë më të mirën tonë dhe do jemi më të mirat e vetes tonë.
Emri im është Luna Causholli, jam 21 vjeçe. Jam studente në degën e Arteve Muzikore, në vitin e fundit të studimeve bachelor. Jam këngëtare dhe kantautore. Muzika është pasioni im! Nëse flasim për gëzimin e vërtetë të madh, gëzimi im më i madh do të ishte lindja e dy motrave të mia më të vogla. Sfida ime më e madhe ka qenë të kuptoja veten dhe të fitoja vetëbesim, muzika më ndihmoi.
Jam krenare për familjen time të madhe dhe të bashkuar. Jam gjithashtu shumë mirënjohëse për aftësinë time për të krijuar. Një talent që do ta shndërroj në art, i cili shpresoj të ndikojë pozitivisht te të gjithë ,në gjithçka mendojnë dhe kërkojnë të bëjnë në jetë.

"Unë kur kam qenë 9 vjeçare, që në klasën e parë, kam qenë e bullizuar shumë për shkak se isha si… domethënë luaja futboll, isha si çun. Po isha vetvetja, duhet të qëndroja vetvetja."


"Por që realisht jam e lumtur që jam një vajzë."

"Kemi vështirësi në këtë botë që jetojmë, por që e di që në një mënyrë ose në një tjetër neve vajzat ja dalim gjithmonë."
#Girlhood


"Gjykojnë… nuk e di sikur s'kanë jetën e tyre dhe duan të merren se s'bën me dikë tjetër që t'ia nxin jetën."

"Por që neve gocat në një mënyrë ose në një tjetër do i themi që shih, stop. Boll ne gjykove jemi këtu tashti dhe do bëjmë më të mirën tonë dhe do jemi më të mirat e vetes tonë."
Portreti tjetër
Vazhdo të shfletoni
Stanislava
Timotijevic
