Blerina
Vrenozi

Image description
0:000:00

Fotot Adnan Beci, intervista : Briseida Mema e Camille Bouissou

Sonore 1
Kur kam qenë në gjimnaz, kemi bërë një esej në letërsi, dhe unë kam zgjedhur pikërisht të zhvilloja një ese sikur të isha djalë. Dhe, të them të drejtën, në këtë shoqëri patriarkale dhe me gjithë këto sfida që kam kaluar, do të kisha qenë djalë dhe do të kishte qenë shumë më e lehtë. Shumë më e lehtë. Nuk është e lehtë të jesh femër në një vend të vogël, ku shoqëria ende është patriarkale.

Sonore 2
Dua të shtoj edhe faktin që, duke qenë femër, gjithmonë më është thënë: "Lëri studimet, shiko gjej një burrë e martohu, krijoj një familje." Kjo më ka rënduar shumë. Njeriu nuk duhet të pengohet të eci përpara vetëm nga gjinia. Është femër apo është mashkull? Kështu që, dhe kjo ende më thuhet: "Ndalo. Ndalo, mos u merr më me studime. Po shiko dhe pjesën tjetër." Dhe ky është paragjykim. Paragjykimi të qenit femër

Sonore 3
Faktikisht, unë kam pasur mbështetje nga familja. Në Shqipëri ka ende prindër që nuk janë brezi i prindërve të mi, por janë brezi im ose edhe më të rinj që nuk i lejojnë fëmijët e tyre të studiojnë. Mua nuk më kanë penguar prindërit. Më kanë mbështetur. Nëse shoqet e mia të tetëvjeçares i kanë martuar herët, apo të gjimnazit, unë nuk u pengova. "Çfarë ke dëshirë të bësh, atë do bësh." Kështu më është thënë nga prindërit. Vetëm shkëlqe.

Sonore 4
Në botën kapitaliste, i dobëti është ai që nuk mund të arrijë gjëra të mëdhaja. Duhet të jesh shumë i fortë për këtë realitet. Për më tepër, kur jeton në një realitet që është maskilist, në një realitet ku duhet të punosh dyfish për të treguar që ti vlen. Prandaj, dua të them që fakti që nuk duhet të dorëzohesh, duhet të mbash shpirtin pozitiv, kjo është shumë e rëndësishme për të ecur përpara. Në momentin që bie, duhet të gjesh forca të ngrihesh dyfish. Nuk duhet të dorëzohesh asnjëherë

Sonore 5
Kur unë studioja në Gjermani, kolegët e mi, unë jam një femër që tipike mesdhetare, që ka qejf të mbahet, të bëjë një tualet, një normale, brenda rregullave normale, por që kam qejf të mbahem disi, të vishem disi. Kolegët e mi në Gjermani as tualet nuk përdornin, as kjo mënyra e veshjes me pantallona, unë përdorja dhe fustane. Dhe duke u nisur vetëm nga pamja e jashtme, më është thënë: "Çfarë je ti? Princeshë je këtu?" Ndërkohë, unë punoja nga 8:00 e mëngjesit deri në 8:00 të darkës.

Sonore 6 
Pra, këtu gjykohet fakti që, si shembull, janë këto që janë personazhe televizive të sajuara, pra nuk janë normale. Ndërsa jashtë shtetit mund ta ndjesh këtë një gjykim, jo për pjesën e sajesës, por për pjesën e mbajtjes së vetes të një femre që, për shembull, në pjesën e në zonën e Mesdheut apo në Shqipëri, që mund të ketë disa që kanë qejf të bëjnë një tualet minimal apo këtë dress code të një femre, mund ta ndjesh këtë paragjykim.

Sonore 7
Pasi të dhënat e mia janë online, unë po arrij të bëj lidhjen e asaj që ka qenë ëndrra ime dhe ëndrra e prindërve të mi, doktoresha, doktoresha, e babit dhe e mamit, dhe tani po lë një gjurmë tek njerëzit, duke i ndihmuar me sa mundem, nëpërmjet daljeve televizive, duke ia bërë sa më të lehtë materialin shkencor që unë të kam publikuar dhe kam studiuar në lidhje me "Vejushat e Zeza". Dhe kështu që kjo është një dëshirë, të themi, që më ka treguar që njeriu nuk duhet të dorëzohet asnjëherë. Nuk duhet të heqi dorë asnjëherë nga ëndrra e vet. Unë kisha dëshirë mjekësinë. Fillova në biologji. E përqafova fort këtë profil, dhashë më të mirën nga vetja dhe përsëri gjërat u rrotulluan, u rrotulluan dhe erdhën në një pikë, pikërisht atë çfarë unë doja.

Emri im është Blerina Vrenozi. Jam studiuese dhe pedagoge 44-vjeçare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Jam e apasionuar pas punës sime, e cila përfshin kërkime shkencore në shkencat biologjike, si dhe frymëzimin e të tjerëve për të përparuar brenda komunitetit shkencor dhe shoqërisë, përmes mbështetjes dhe prezencës në media, me mesazhin: “NËSE AJO IA DOLI, MUNDEM EDHE UNË.”

“Pasioni im më shtyn të zhvilloj kërkime shkencore me cilësi të lartë dhe të lë një gjurmë pozitive, duke dhënë një kontribut domethënës në shkencë dhe në shoqëri.”

Lumturia ime pasqyrohet në disa momente kyçe të jetës sime profesionale – nga dedikimi i doktoraturës sime gjyshit tim të dashur të ndjerë, te emërtimi në nderin tim i një fluture të re për shkencën, Melanargia galathea vrenozina, e deri te zbulimi që theu rekorde i një megakolonie merimangash brenda një shpelle squfuri – artikulli më i njohur i botuar nga Pensoft, i cili, në më pak se një muaj, tejkaloi afro 27,000 studime të Pensoft si në mbulimin mediatik edhe vëmendjen e përgjithshme online.

Jam përballur me shumë sfida gjatë karrierës sime profesionale, të lidhura kryesisht me faktin se jam grua, tërheqëse dhe punëtore. "Sfida ime më e madhe ka qenë të gjej paqen e brendshme dhe të buzëqesh përballë çdo vështirësie."

Duke ardhur nga një familje që vlerëson punën dhe arsimin, jam krenare për të gjitha arritjet e mia profesionale, të fituara përmes punës së palodhur, vullnetit dhe meritës, si dhe për faktin se jo vetëm kam mbijetuar, por edhe kam përparuar në një mjedis shoqëror ku gratë shpesh shihen kryesisht si qenie riprodhuese, në vend që të mbështeten njësoj në ambiciet e tyre profesionale, dhe ku çdo hap i tyre shihet me dyshim, gjykohet dhe stigmatizohet.

Jam shumë krenare t’i them vetes: “IA DOLE. BUZËQESH DHE VAZHDO PËRPARA.”

Image description

"Të them të drejtën, në këtë shoqëri patriarkale, pas gjithë sfidave me të cilat jam përballur, do të kishte qenë shumë më e lehtë po të isha burrë. Shumë më e lehtë."

Image description
Image description
Image description

"Në botën kapitaliste, të dobët janë ata që nuk arrijnë të bëjnë gjëra të mëdha. Duhet të jesh shumë i fortë për t’u përballur me këtë realitet. Për më tepër, është e vështirë të jetosh në një shoqëri të dominuar nga burrat, ku, si grua, duhet të punosh dyfish më shumë për të treguar që ti vlen. Prandaj, dua të theksoj se TË MOS DORËZOHESH dhe të ruash një SHPIRT POZITIV janë thelbësore për të përballuar sfidat dhe për të ECUR PËRPARA."

Image description
Image description

Portreti tjetër

Vazhdo të shfletoni

Ivana
Zdravkovic

Image description